Të nderuar lexues!
Agjencia e Akreditimit është riorganizuar në Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, ASCAL. Po ashtu është ndryshuar edhe faqja zyrtare e institucionit. Së shpejti faqja aktuale www.aaal.edu.al do të mbyllet dhe i gjithë informacioni në lidhje me ASCAL do të publikohet në faqen e re www.ascal.al
Faleminderit për mirëkuptimin.

Kliko për të vazhduar
Në kuadër të aktiviteteve për vlerësimin e jashtem të institucioneve të arsimit të lartë, përfaqesues të APAAL në datat 7 - 8 qershor 2016, në bashkëpunim me partnerët britanikë të QAA përfunduan me sukses fazën trajnuese të ekperteve britanikë të vleresimit te jashtem te cilet do te angazhohen per vleresimin e IAL ne Shqiperi.
Gjatë këtyre ditëve, u zhvilluan disa aktivitete me fokus kryesor procesin e vlerësimit të institucioneve shqiptare dhe kontekstin në të cilin do të zhvillohet ai. Nëfjalën e vet, drejtuesi i këtij aktiviteti Prof. Stephen Jackson theksoi faktin se është hera e parë QAA  zhvillon një proces i cili është konceptuar dhe përshtatur tërësisht për konteksitn shqiptar dhe jo një implemetim i thjeshtë i metodologjisë që ndjek QAA. Kjo për faktin se situata e arsimt të lartë në vendet respektiveështë e ndryshme në shumë aspekte. Metodologjia e re e zhvilluar është reflektuar në Manualin e vleresimit të jashtëm 2016 - 2017 (Handbook) i cili tashmëështë në dispozicion të institucioneve të arsimit të lartë dhe eksperteve të vlerësimit. Më tëj z. Jackson analizoi hap pas hapi fazat e vlerësimit që do të ndiqen gjatë procesit të vleresimit QAA - APAAL....lexo më shumë