Të nderuar lexues!
Agjencia e Akreditimit është riorganizuar në Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, ASCAL. Po ashtu është ndryshuar edhe faqja zyrtare e institucionit. Së shpejti faqja aktuale www.aaal.edu.al do të mbyllet dhe i gjithë informacioni në lidhje me ASCAL do të publikohet në faqen e re www.ascal.al
Faleminderit për mirëkuptimin.

Kliko për të vazhduar

TAKIM I TITULLARIT TË APAAL ME EKSPERTËT BRITANIKË MBI ECURINË E VLERËSIMEVE NË IAL

Në datën 21 Shtator, Drejtori i Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, znj. Dhurata Bozo, ka zhvilluar një takim me ekspertët britanikë të cilët janë përfshirë në procesin e vlerësimit të grupit të parë të 6 IAL-ve, në kuadër të akreditimit të Insitucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) në vendin tonë, me QAA.
Në këtë takim u diskutua për ecurinë e deritanishme të këtij procesi, aspektet dhe gjetjet e identifikuara deri më tani, si dhe zhvillimet që pritet të ndodhin në të ardhmen. Ekspertët nga ana e tyre, kanë shprehur vlerësimin për mbështetjen e dhënë nga APAAL.