Të nderuar lexues!
Agjencia e Akreditimit është riorganizuar në Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, ASCAL. Po ashtu është ndryshuar edhe faqja zyrtare e institucionit. Së shpejti faqja aktuale www.aaal.edu.al do të mbyllet dhe i gjithë informacioni në lidhje me ASCAL do të publikohet në faqen e re www.ascal.al
Faleminderit për mirëkuptimin.

Kliko për të vazhduar

PËRFUNDOJNË VIZITAT PËR AKREDITIMIN INSTITUCIONAL TË GRUPIT TË PARË TË IAL-ve

Në datat 22 dhe 23 Shtator u zhvilluan vizitat e vlerësimit në Universitetin Europian të Tiranës dhe SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” në Tiranë.
Vizitat në këto institucione u zhvilluan pas fazës së vlerësimit mbi bazë dokumentacioni të përgatitur nga institucionet përkatëse, sipas udhëzimeve të “Manuali 2016-2017: Vlerësimi i Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, (APAAL; QAA).
Në Universitetin Europian të Tiranës, pjesë të grupit të vlerësimit të jashtëm ishin 3 ekspertë britanikë dhe një ekspert vendas, ndërsa në SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” vlerësimi u krye nga grupi i ekspertëve me përbërje 2 ekspertë britanikë dhe 1 vendas, asistuar dhe shoqëruar nga menaxherët e vlerësimit të caktuar nga APAAL.
Vizitat e vlerësimit në këto dy IAL, shënojnë fundin e vizitave në vend për institucionet e grupit të parë që i janë nënshtruar vlerësimit në kuadër të akreditimit me Agjencinë Britanike, QAA.
Faza që vijon është procesi i përgatitjes së raportit të jashtëm të vlerësimit nga ana e ekspertëve të vlerësimit, i cili do të përfundojë brenda 7 javëve, ndërsa në datën 23 Dhjetor do të dorëzohet raporti përfundimtar i vlerësimit të jashtëm, për vendimmarrje të mëtejshme.