Të nderuar lexues!
Agjencia e Akreditimit është riorganizuar në Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, ASCAL. Po ashtu është ndryshuar edhe faqja zyrtare e institucionit. Së shpejti faqja aktuale www.aaal.edu.al do të mbyllet dhe i gjithë informacioni në lidhje me ASCAL do të publikohet në faqen e re www.ascal.al
Faleminderit për mirëkuptimin.

Kliko për të vazhduar
 
HARTIMI DHE FINALIZIMI I RAPORTEVE TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

Në vijim të procesit të vlerësimit në kuadër të akreditimit të insitucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë, grupet e vlerësimit të jashtëm, të përbërë nga ekspertë të huaj nga Agjencia Britanike (QAA) dhe ekspertë vendas, janë duke finalizuar raportet përfundimtare të vlerësimit të jashtëm (RVJ) për institucionet e grupit të parë (Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, "Aleksandër Xhuvani”, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Universiteti Europian i Tiranës dhe SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”).

Ekpertët e grupeve të vlerësimit kanë hartuar dhe përfunduar në datën 14 Tetor, draft raportet e para të cilat aktualisht po shqyrtohen dhe redaktohen nga QAA. Draft raportet finale do tu dërgohen institucioneve përkatëse nga datat 28 Nëntor deri në 2 Dhjetor.

APAAL