DISKUTIM MBI FAZËN E PARË TË VLERËSIMIT


DISKUTIM MBI FAZËN E PARË TË VLERËSIMIT
Bazuar në kontratën e nënshkruar midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë Britanike të Sigurimit të Cilësisë (QAA), për vlerësimin e jashtëm të institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë, Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL) në bashkëpunim me përfaqësuesit e QAA, të përfshirë në këtë proces, në datat 11 dhe 12 Dhjetor realizuan analizën e kësaj faze të vlerësimit të grupit të parë të institucioneve.
Nga ana e përfaqësuesëve të të dyja agjencive, QAA dhe APAAL, si dhe nga ana e ekspertëve, procesi u vlerësua pozitivisht dhe për këtë arsye, pjesëmarrësit në këtë diskutim vendosën që e njëjta procedurë do të ndiqet edhe për vlerësimet në vazhdim.