TAKIM INFORMUES ME PËRFAQËSUESIT E GRUPIT TË DYTË TË IAL-ve


TAKIM INFORMUES ME PËRFAQËSUESIT E GRUPIT TË DYTË TË IAL-ve
Në në datën 21 Dhjetor u zhvillua në ambjentet e APAAL takimi me përfaqësuesit e pesë institucioneve të arsimit të lartë, ShL “Nehemiah Gateway”, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Sporteve, Tiranë, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, Kolegji Porfesional i Tiranës, pjesë e grupit të dytë, që do të vlerësohen duke filluar nga muaji Janar.
Dhe në këtë grup, ashtu si në institucionet e grupit të parë për të cilët u krye ky vlerësim, janë përfshirë si insitucione private dhe ato publike, me dallimin se për institucionet e grupit të dytë, vlerësimi i jashtëm institucional kryhet për herë të parë.
Në këtë takim u diskutuan aspektet teknike të procesit, kohëzgjatjen e secilës prej nënfazave, etj.