Ne vijim te procesit te vleresimit te jashtem te institucioneve te arsimit te larte ne bashkepunim me Agjencine Britanike te Sigurimit te Cilesise, QAA, APAAL ka perfunduar fazen e trajnimeve dhe asistencen teknike ndaj Grupeve te Vleresimit te Brendshem ne IAL. Aktualisht procesi i vleresimit ka filluar per 29 institucione, pjese e grupeve 2-7 dhe nje pjese e trye jane duke pergatitur Raportin e vleresimit te brendshem dhe dokumentacionin mbeshtetes ne funksion te ketij raporti. Gjithashtu, stafi i APAAL, pervec takimeve te realizuar me titullaret e institucioneve dhe koordinatoret perkates, ka zhvilluar takime edhe me ekspertet shqiptare dhe britanike (webinar) per shkembim eksperience nga vleresimi i kryer per grupin e pare dhe njekohesisht per te diskutuar dhe analizuar aspekte specifike te hasuara ne vitin 2016. Paralelisht me kete proces, stafi i APAAL eshte duke zhvilluar pyetesoret e stafit dhe studennteve ne IAL. Rezultatet nga keta pyetesore jane pjese e dosjes se vleresimit dhe vihen ne dispozicion te Grupit te Vleresimit te Jashtem
APAAL